Shpërndaje:

Takimi i ministrit Shaqiri me përfaqësuesit e lartë të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Bertolini dhe Janmaat

Shkup, 15 shtator 2020

Sot, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, zhvilloi takimin e përbashkët me Nikolla Bertolinin, shefin e Departamentit të bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe Freek Janmaat, shef i Departamentit të Ekonomisë në Delegacionin e BE-së.

Ministri Shaqiri, shprehu falënderime ndaj Delegacionit të BE-së, në aspektin e mbështetjes së vazhdueshme dhe bashkëpunimit të suksesshëm lidhur me Reformat e adminsitratës publike dhe digjitalizimin, duke filluar nga krijimi i Platformës së Interoperabilitetit me IPA 2010, si bazë mbi zhvillimin e Portalit kombëtar të e-shërbimeve, si dhe të Regjistrit të popullsisë në suaza të IPA 2012 – 2013.

Në takim u dakorduan që të vazhdojë bashkëpunimi, si dhe shkëmbimi i praktikave më të mira në BE, të cilat rezultuan me përmirësimin e gjendjes në përputhje me Raportet e fundit të Komisionit Evropian.

Njëkohësisht, ministri Shaqiri, shprehu kënaqësi që Delegacioni i BE-së edhe më tej do të jetë partneri kyç lidhur me RAP-in në të ardhmen, nëpërmjet digjitalizimit të regjistrave dhe zhvillimit të e-shërbimeve, si pjesë e marrëveshjes së rëndësishme të e-shërbimeve ,,Përforcimi i e-Qeverisë”, por edhe nëpërmjet riorganizimit dhe optimizimit të organeve të administratës shtetërore nëpërmjet projekteve ,,Mbështetja për riorganizimin e shtetit”, përgatitja e Strategjisë afatgjate për TIK-un, si dhe projekte të tjera.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form