Shpërndaje:

Mbahet seanca e pestë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit të Qeverisjes së Hapur” dhe ,,Planit Nacional Aksional të PQH 2018-2020”

Shkup, 22 shtator 2020

Më datë 21 shtator, u mbajt video-seanca e pestë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” dhe ,,Planit Nacional Aksional të PQH-për 2018-2020.”

Seancën e organizoi dhe me të kryesonte z.Martin Todevski, bashkëkryesues i Këshillit për koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” dhe ,,Planit Nacional Aksional të PQH-së për 2018-2020.”

Në seancë morën pjesë 9 anëtarë të Këshillit, si dhe Gordana Gapiq Dimitrovska – Koordinatore nacionale e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Adrian Abazi dhe Stanisllav Vasilkovski – MSHIA.

Pas miratimit të Propozim-Rendit të ditës, anëtarët e Këshillit i shqyrtuan, diskutuan dhe i miratuan Propozim-dokumentet: Projekt-Procesverbalin e seancës së katërt të Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit të Qeverisjes së Hapur” (PHQ), mbajtur më 29.07.2020-të, Materialin edukativ për ,,Partneritetin e Qeverisjes së Hapur”, Projekt-Sferat prioritare dhe grupet punuese për bashkëkrijimin, në përputhje me fletëparaqitjet e parashtuara për pjesëmarrje në procesin e bashkëkrijimit të ,,Planit Aksional të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021-2023”.

Ivona Stalevska, në emër të Grupit punues (formuar nga Këshilli për koordinimin dhe monitorimin e procesit të ,,Partneritetit të Qeverisjes së Hapur” dhe të ,,Planit Aksional të Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” 2018-2020, në përbërje: Darko Antiq nga Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të femrave, Nadica Josifovska nga MSHIA, Eli Çakar nga Minstria e Vetëqeverisjes lokale dhe Ivona Stalevska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni), përgjegjëse për përgatitjen e materialit edukativ, prezantoi dinamikën e punës së Grupit dhe përmbajtjes së meterialit të përgatitur.

Gordana Gapiq Dimitrovska, dha këndvështrimin e saj të Projekt-Sferave prioritare dhe të Grupeve punuese për bashkëkrijimin, në përputhje me fletëparaqitjet e parashtruara për pjesëmarrje në procesin e bashkëkrijimit të ,,Planit Aksional të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur” 2021-2023”, përmbajtja e së cilës u krijuar në bazë të Procedurës së realizimit të konsultimeve me opinionin mbi krijimin e prioriteteve të reja dhe të përpjekjeve në suaza të procesit ,,Partneriteti i Qeverisjes së Hapur”, me qëllim që të sigurohet proces transparent, në kohë, pandërprerje dhe inkluziv në bashkëkrijimin e ,,Planit Aksional të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021-2023.”

Votimi sipas pikave të rendit të ditës, vijoi në mënyrë elektronike nga ana e secilit anëtar të Këshillit të pranishëm në video-seancë.

Dy përfaqësues të shërbimit profesional administrativ të MSHIA-së dhe Ivona Stalevska (anëtare e Këshillit dhe koordinatore e Rrjetit të organizatave qytetare për PHQ-në), siguruan mbështetje administrative dhe logjistike rreth përgatitjes dhe organizimit të seancës.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form