Shpërndaje:

Ministri Jeton Shaqiri sot vizitoi Kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu

Shkup, 23 shtator 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, sot vizitoi Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Në takim u bisedua mbi mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët, gjatë së cilit u konstatua se është i paevitueshëm bashkëpunimi mes qeverisë lokale dhe ekzekutive, me qëllim të arritjes së administrimit sa më efektiv edhe atë përmes përgatitjes së Strategjive për punë efektive, trajnimeve dhe zhvillimit profesional të administratës shtetërore.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se administrim efikas do të thotë kushte më të mira për qytetarët. 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form