Shpërndaje:

Sindikata e Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve

Shkup, 24 shtator 2020

Sot, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri zhvilloi takimin e rradhës me kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SPOGJSH) Peco Grujovski.

Takimi ndikoi në dobi të njohjes reciproke dhe shqyrtimit të çështjeve të cilat vlejnë për bashkëpunimin ndërmjet MSHIA-së dhe SPOGJSH-së, veçanërisht lidhur me të drejtat dhe obligimet e të punësuave në sektorin publik, si dhe të bashkëpunimit reciprok gjatë ndryshimit të akteve ligjore të cilat do të miratohen në të ardhmen.

Njëkohësisht, ministri Shaqiri, vuri në pah aktivitetet e minsitrisë, të cilat i referohen pjesës së Reformës së administratës publike, duke theksuar se MSHIA-ja do ta vazhdojë bashkëpunimin me SPOGJSH-në, do të punohet në marrëveshjen kolektive të degëve dhe progresin e të njëjtit. Hapësira e bashkëpunimit mbetet e hapur dhe dialogu konstruktiv do të vijojë edhe në ardhmen.

 

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form