Shpërndaje:

Ministri Shaqiri u drejtua në ngjarjen ,,Vlerësimi i cenueshmërisë nga korrupsioni në politikat dhe hapat e punësimeve, me fokus të veçantë në nepotizëm, klientelizëm dhe kronizëm”

Shkup, 24 shtator 2020

          Sot, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, iu drejtua ngjarjes,,Vlerësimi i cenueshmërisë nga korrupсioni në politikat dhe hapat e punësimeve, me fokus të veçantë në nepotizëm, klientelizëm dhe kronizëm”, nën organizimin e Transparency International dhe Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, mbështetur nga Ambasada e Hollandës. Në këtë ngjarje u pasqyrua gjendja aktuale dhe sfidat me të cilat po përballen institucionet, si faktorë të rëndësishëm në luftën për parandalimin dhe shtypjen nga korrupsioni si “e keqja” më e madhe e shoqërisë.

          Në fjalimin e tij, ministri Shaqiri, theksin kryesor e vuri në Strategjinë e Reformës së Administratës publike, synimi i së cilës është që të krijohet administratë profesionale dhe e departizuar.

          Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në periudhëne e tre viteve të kaluara, në mënyrë intenzive punoi në zbatimin e masës: Reduktimi i rreziqeve nga politizimi nëpërmjet përcaktimit të kritereve të qarta dhe transparente gjatë përzgjedhjes së kandidatit më të mirë gjatë punësimit dhe avancimit. U ndërmorrën dhe u realizuan disa aktivitete: Analiza për praktikimin e Ligjit të nëpunësve administartiv (LNA), Ligjit të të punësuarve në sektorin publik (LPSP) dhe Përgatitjes së propozimeve dhe ndryshimeve të Rregullores, me qëllim të minimizimit të rreziqeve si pasojë e ndikimit dhe subjektivizmit, si dhe përforcimit të transparencës gjatë punësimit dhe avancimit të nëpunësve administrativ”, - theksoi ministri Shaqiri.

           Sipas këndvështrimit të ministrit, Propozim-Ligji mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të nëpunësve adminsitrativ dhe Propozim-Ligjit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të të punësuarve në sektorin publik janë të publikuara në ENER, tani më një vit, ndërsa janë rezultat i debatit gjithëpërfshirës të Ministrisë dhe të palëve të interesuara, në të cilin në mënyrë të paevitueshme kontribut konstruktiv kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

         ,,Aktualisht, në Ministri është formuar Grupi punues i cili do të kryejë auditim të zgjidhjeve të popozuara dhe prej këtu ky Raport me konstatimet dhe rekomandimet të cilat i referohen pikave të cenueshmërisë siç janë: nepotizmi, kronizmi dhe klientalizmi në procedurat e seleksionimit dhe punësimit vjen për ne në kohë reale. Besoj se pjesa më e madhe e të njëjtëve do të shqyrtohen me kujdes dhe përmbajtjet do të jenë në tekstet e reja të Propozim-Ligjeve për nëpunësit administrativ dhe të punësuarit në sektorin publik”, veçoi ministri Shaqiri.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form