Shpërndaje:

Takim pune ndërmjet MSHIA-së dhe Mastercard-it
Shkup, 25 shtator 2020
 
Me iniciativë të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Dr.Jeton Shaqiri, ndërsa me qëllim të avancimit të reputacionit të Maqedonisë së Veriut si vend modern dhe inovator në Evropë, u realizua takimi i punës me menaxherin e MasterCard-it për Evropën, Shqipërinë, Kosovën dhe Bullgarinë, znj. Vanja Manova, si dhe drejtorin kryesor të Evrotrast George Dimitrov.
 
MSHIA-ja, në muajt në vijim, në mënyrë intenzive do të bashkëpunojë me kompaninë me qëllim të dizajnimit dhe zbatimit të një sërë zgjidhjesh digjitale, të cilat do të fokusohen në verifikimin dhe në përcaktimin e verifikimit të identitetit, nëpërmjet modelit Pan-evropian të interoperabilitetit për qëllimet e transformimit digjital të bizneseve, Qeverisë dhe të shoqërisë.
 
Republika e Maqedonisë së Veriut, do të jetë një ndër shtetet kryesuese me zgjidhje të identifikimit digjital në Evropë.
 
 
Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës