Takim “online” me Fondacionin Metamorfozis, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe administratës Jeton Shaqiri

Shkup, 13 tetor 2020

Sot u realizua takim “online” me Fondacionin Metamorfozis, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe administratës Jeton Shaqiri.
 
Takimi iu dedikua projektit ''Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale- ICEDA'',  ku Ministria eShoqërisë Informatike dhe administratë (MSHIA) është partner shoqërues i projektit, ndërsa i njëjti bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i këtij projekti është rritja e pjesëmarrjes së shoqatave qytetare në krijimin dhe implementimin e Agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor. 
 
Në kuadër të temave për të cilat diskutuan bashkëbiseduesit e këtij takimi online ndërmjet ekipit të MSHIA-së dhe drejtorit të Fondacionit Metamorfozis Bardhyl Jashari, ndër të tjera ishin edhe qëllimet specifike të projektit, siç janë zhvillimi i kapaciteteve të shoqatave qytetare dhe mediave për t'u përballur me sfidat e agjendës digjitale, përforcimi i besimit dhe sigurisë në internet përmes organizimit të trajnimeve për ngritjen e vetëdijes nëpërmjet një rrjeti të shoqatave qytetare të cilat promovojnë leximin digjital, aftësim dhe përfshirje në nivel rajonal, nacional dhe lokal, si dhe pjesëmarrje të shoqatave qytetare në përpilimin dhe zbatimin e Agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës