Shpërndaje:

„Huawei Seeds for the future“ – program studimor “online”

Shkup, 20 tetor 2020

Ministria e Shoqërsisë Informatike dhe Administratës, nëpërmjet bashkëpunimit me kompaninë Huawei, siguroi mundësinë për t’i shpërblyer pesë studentët më të mirë të fakulteteve të TIK-ut në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për programin studimor online „Huawei Seeds for the future”, të cilin kompania  Huawei e implementon prej vitit 2008-të, nëpërmjet së cilit studentëve më të mirë u mundësohet të njihen me punën e tyre në domenin e industrisë së TIK-ut. Të gjitha shpenzimet rreth këtij programi janë të mbuluara nga kompania Huawei. Programi do të mbahet prej më datë 02 – 06 Nëntor 2020-të, në platformën arsimore publike iLearningX.

Studentët të cilët mund të aplikojnë për të ndjekur këtë program, duhet të plotësojnë kushtet siç vijon:

  • Të kenë notë mesatare mbi 9.0;
  • Të kenë të regjistruar vitin e tretë në fakultet;
  • Të jenë të regjistruar për herë të parë në studime pas vitit 2016-të (konsideruar nga viti 2016);
  • Të kenë njohuri të mirë të gjuhës angleze ( në të folur dhe të shkruar);
  • Të përgatisin letër motivuese, jo më të gjatë se dy faqe, të shkruar në gjuhë angleze; dhe
  • Të mos jenë mbi moshën 30 vjeçare.

    Studentët mund të aplikojnë me pasaportë të skanuar (ose me kartë identiteti) dhe Vërtetim të provimeve të marra ku është dhënë numri i provimeve të marra dhe nota mesatare e tyre, me njoftim për numrin e përgjithshëm të provimeve (pa punim diplome). Letra motivuese, të përdoret si kriter gjatë përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë!

     

    Aplikimet të dërgohen në e-mail, në adresën:  apliciraj@mioa.gov.mk , deri më datë 26.10.2020-të, ora 23:59 minuta.

     
    Kandidatët e përzgjedhur, do të njoftohen nëpërmjet e-mailit, më së voni deri më datë 29.10.2020-të.

    Rreth programit:

    Në vitin 2020-të, Huawei mundëson përvojë "online" për trended më të reja teknologjike. Studentët të zbulojnë ekosistemin e teknologjisë në Kinë, të mësojnë prej ekspertëve më të mirë të indiustrisë dhe të fitojnë njohuri për kulturën kineze.

    Huawei, mundësoi program 5 ditor online, i cili kërkon përkushtim për rreth 14 orë: orë të detyrueshme të teknologjisë (300 min.) + Huawei turne (100 min.) + 6 sesione të detyrueshme drejtpërdrejtë (375 min) + 1 orë kurs të përzgjedhur (60 min.) + qasje të lirë deri te të gjitha orët tjera zgjedhore dhe burime të zgjedhura dedikuar kulturës kineze.

    Programi është dizajnuar për të qenë fleksibël. Studentët mund të mësojnë në bazë të orarit të tyre. Kushtet kyçe janë që ata të marrin pjesë në të gjitha sesionet drejtpërdrejtë të planifikuara në agjendën standarde, t’i përfundojnë kurset e detyrueshme mbi teknologjinë dhe kursin prej një ore ndërmjet zgjedhoreve, para ceremonisë së përmbylljes, e cila do të mbahet në fund. Të gjithë pjesëmarrësit  lirisht mund të lidhen në më tepër kurse nga katalogu i kurseve bazuar sipas interesit të tyre.

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form