Shpërndaje:

Takim pune i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, Ekselencën e saj Anke Holshtajn

Shkup, 20 tetor 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, ekselencën e saj Anke Holshtajn. Në takim u diskutua lidhur me projektet aktuale të ministrisë, sfidat, realizimin e synimeve, si dhe planet e mëtejshme për bashkëpunim. 
 
Në takim u theksua edhe nevoja e ndërmarrjes së hapave konkrete në drejtim të depolitizimit të administratës, si dhe përfitimet të cilat i sjell procesi i digjitalizimit.
 

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form