Shpërndaje:

Ministri Shaqiri u takua me Ambasadoren Britaneze Galovej

Shkup, 21 tetor 2020

Sot, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, ekselencën e saj Rejçel Galovej.

Në takim, ministri Shaqiri shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet Ambasadës Britaneze dhe MSHIA-së, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në procesin e reformimit të administratës publike, duke pasur parasysh se ekspertza britaneze dhe ndihma e ofruar janë të një rëndësie të veçantë.

Njëkohësisht, ministri shprehu falënderimet e tij ndaj mbështetjes britaneze edhe në procesin e zhvillimit të shërbimeve elektronike, në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo edhe nëpërmjet partnerëve dhe shoqatave joqeveritare, si dhe mbështetjes së përkryerjes profesionale të të punësuarve të MSHIA-së lidhur me sigurinë kibernetike.

Ministri Shaqiri dhe ambasadorja Galovej, u dakorduan që bashkëpunimi i suksesshëm reciprok do të vazhdojë edhe më tej me hapa konkrete, me qëllim të mundësimit të profesionalizimit të administratës, e cila do të punojë në mënyrë transparente dhe profesionale dhe do të jetë shërbim i vërtetë i qytetarëve.

 

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form