Shpërndaje:

Ministri Shaqiri, pjesë e Webinar-it dedikuar sfidave për Sigurinë Kibernetike

Shkup, 22 tetor 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, mori pjesë në Webinar-in e organizuar nga NEXUS - Civil Concept dhe Njësisë së diplomacisë politike të NATO-s në Bruksel. Webinar-i është pjesë e projektit të titulluar: ,,Higjiena Kibernetike: Të kuptuarit e sfidave për sigurinë kibernetike si pjesë e rëndësishme e detyrës kyçe të NATO-s për mbrojtje kolektive”.

Në fjalimin e tij, ministri Shaqiri iu referua aktiviteteve të cilat ndërmerren në drejtim të mbrojtjes së internet hapësirës:

,,Në fillimin e këtij viti, Republika e Maqedonisë së Veriut, realizoi një nga qëllimet e saj strategjike dhe u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Megjithatë, anëtarësimi në NATO mund të kontribuojë të bëhemi objektivi më interesant për sulmet kibernetike dhe hibride. Në këtë drejtim jemi duke punuar në përforcimin e aftësive tona të mbrojtjes kibernetike në përmirësimin e kornizave ligjore dhe institucionale, si dhe në rritjen e burimeve në trajtimin e kërcënimeve të internetit. Qëllimi ynë është që të bëhemi më rezistent ndaj incidenteve dhe t’i trajtojmë kërcënimet kibernetike më shpejt dhe në mënyrë sa më efikase, të cilat çdo ditë po bëhen gjithnjë e më komplekse,  theksoi Ministri Shaqiri.

Sipas këndvështrimit të ministrit, siguria kibernetike duhet të konceptohet si përgjegjësi e domosdoshme shoqërore.

,,Pandemia globale na detyroi ta përshpejtojmë digjitalizimin e sistemeve të informacionit të institucioneve shtetërore dhe publike, me qëllim që t’u ofrojmë numër të konsiderueshëm të shërbimeve elektronike qytetarëve dhe bizneseve. Në këtë mënyrë, institucionet shtetërore disponojnë me numër të lartë të të dhënave për qytetarët në formë elektronike. Mbrojtja e këtyre të dhënave imponon nevojën që nëpunësit administrativ të jenë të vetëdijshëm dhe të praktikojnë një nivel më të lartë të higjienës kibernetike gjatë punës së përditshmërisë së tyre. Lidhur me realizimin e këtij qëllimi, në muajt në vijim është planifikuar dhe bashkëpunimi ndërmjet MSHIA-së dhe Qendrës nacionale për trajtimin e incidenteve kompjuterike (MKD-CIRT), në suaza të Agjencisë së komunikimeve elektronike mbi realizimin e trajnimeve interaktive “online” për sigurinë kibernetike dedikuar nëpunësve administrativ dhe kuadrit udhëheqës”, potencoi ministri Shaqiri.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form