Shpërndaje:

Nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet MSHIA-së dhe MASIT-it

Shkup, 20 tetor 2020

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Dhoma e tregtisë për teknologjitë e informacionit dhe infomatikës MASIT, obligohen që ta thellojnë bashkëpunimin dhe ndërlidhjen reciproke, me qëllim të implementimit të aktiviteteve të përbashkëta.

 Ky Memorandum ka për qëllim të sigurojë bashkëpunim reciprok ndërmjet palëve me qëllim që të përdoren kompetencat dhe njohuritë referuese të problematikës së TIK-ut tek secila palë, në drejtimet siç vijon:

  • përmirësimi i efikasitetit të punës së Sektorit të TIK-ut dhe kuadrove të TIK-ut;
  • përshpejtimi i zhvillimit të Sektorit të TIK-ut, zhvillimi i veprimtarisë së TIK-ut, miratimi i aplikimit të teknologjive bashkëkohore dhe metodave të punës në/dhe Industrinë e TIK-ut, si dhe në të punuarit në përgjithësi;
  • ngritja e nivelit të shkrimit digjital tek qytetarët nëpërmjet organizimit të trajnimeve;
  • hulumtimi i zhvillimit të arritjeve tekniko-teknologjike;
  • organizim të trajnimeve për përkryerjen profesionale të kuadrove të TI-së;
  • pjesëmarrje në industrinë e TIK-ut, në përgatitjen e ligjeve dhe dispozitave të tjera në kompetencë të palës së parë;
  • ofrimi i mendimeve eksperte nga sfera e TIK-ut me theks të veçantë të transformimit digjital të komunikimeve;
  • ofrimi i mendimeve eksperte nga sfera e TIK-ut me theks të veçantë të transformimit digjital të komunikimeve;
  • avancimi i zhvillimit dhe nxitjes së investimeve në rrjetet publike të komunikimeve elektronike, duke vendosur tenologji të reja dhe shërbime, ndërsa veçanërisht me aplikimin e tyre nga gjeneratat e ardhshme;
  • përmirësimi dhe lehtësimi i procesit të prokurimeve publike në TIK-un; si dhe
  • miratimi dhe implementimi i standardeve në sferën e TIK-ut, mbrojtja e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit.