Shpërndaje:

Takim pune i ministrit Shaqiri me ekspertin e analizës funksionale dhe riorganizimit shtetëror Aleksandërs Antonovs (Mr. Aleksandrs ANTONOVS)

Shkup, 28 tetor 2020

Sot, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me Aleksandërs Antonovs (Mr. Aleksandrs ANTONOVS) ekspert i analizës funksionale dhe riorganizimit shtetëror.Në takim u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me riorganizimin e administratës publike, si dhe u bënë propozime për avancimin e bashkëpunimit. U bisedua për implementimin e IPA projektit dy vjeçar "Mbështetja dhe riorganizimi i administratës publike".

Qëllimi i këtij projekti është që të optimizohet korniza e plotë institucionale, të përforcohet ofrimi i shërbimeve publike dhe përforcimi i etikës, integritetit, transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike. Në kët aspekt, sot u prezantuan edhe aktivitetet të cilat do të pasojnë në periudhën e ardhshme.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës