Shpërndaje:

Ministri Shaqiri prezantoi Propozim-Buxhetin e MSHIA-së për vitin 2021

Shkup, 18 tetor 2020

Sot, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri prezantoi Propozim-Buxhetin e MSHIA-së për vitin 2021, duke iu referuar projekteve aktuale dhe të ardhshme në drejtim të zhvillimit të digjitalizimit dhe të profesionalizimit të administratës.

 

 

,,Buxheti është i përbërë nga mjetet për financimin e Agjencisë së shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale, Radiodifuzionit nacional dhe Radiotelevizionit nacional. Më tej mjetet për punën e MARnet-it, mjetet për digjitalizimin e shërbimeve dedikuar qytetarëve dhe bizneseve dhe mjeteve të destinuara për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të administratës dhe proceseve brenda institucionale”, theksoi Shaqiri.

Shtylla e parë, është pjesa më e madhe e këtyre mjeteve, përkatësisht 900.000.000 (nëntëqind miljon denarë) ndahen për finansimin e Agjencisë së shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale, Radiodifuzionit nacional dhe Radiotelevizionit nacional. Në këtë mënyrë qytetarët janë të liruar nga shpenzimet, ndërsa nga ana tjetër këto institucione pranojnë mjete të rregullta dhe të parashikuara, përkatësisht mundësojmë autonominë dhe pavarësinë e tyre.

Sipas ministrit Shaqiri, Shtylla e dytë në buxhetin e MSHIA-së është buxheti i MARnet-it. Me miratimin e mjeteve të buxhetit, ndërsa edhe si pjesë e Planit nacional operativ broadband (brodbend), investojmë në lidhjen e Universiteteve dhe të gjitha institucioneve të tjera arsimore, si dhe të institusioneve hulumtuese në rrjetin e MARnet-it, që do të kontribuojë në realizimin e qëllimeve lidhur me rritjen e nevojitjes për përdorimin e broadband shërbimeve dhe promovimin e tyre, si dhe reduktimin e ndarjes digjitale.

Ministri Shaqiri, më tej bëri të ditur se, nga pjesa e mbetur e Propozim-Buxhetit për vitin 2021, përkatësisht shtylla e tretë me buxhet prej 60,624.00 denarë, një pjesë e madhe e mjeteve janë parashikuar për digjitalizimin e shërbimeve është qasje më e lehtë, më e shpejtë, më efikase në to për qytetarët dhe bizneset.

Regjistri qendror dhe Portali kombëtar i e-shërbimeve  janë baza të vendosura. Megjithatë, të njëjtët kërkojnë plotësime dhe mirëmbajtje. Portali, i cili aktualisht mundëson një pjesë të shërbimeve elektronike dhe vetëm për qytetarët do të mundësojë shërbime edhe për bizneset. Për këtë po projektojmë mbështetje nga BE-ja, nëpërjete IPA programeve. Vetëm sa filluam me implementimin e projektit të ri me të cilin do të digjitalizohen Regjistrat kyç për qytetarët dhe bizneset  dhe do të zhvillohen rreth 130 shërbime të reja elektronike të cilat do të ofrohen nëpërmjet Portalit kombëtar të e-shërbimeve.

Të gjitha shërbimet, të disponueshme deri tek të gjithë qytetarët, janë prioriteti ynë kyç për vitin 2021. Prandaj, investojmë në afrimin e shërbimeve deri tek qytetarët në dy mënyra: nëpërmjet qendrave të ,,Një pikë shërbimi” dhe nëpërmjet prokurimit të një zgjidhjeje harduerike dhe softuerike për lëshimin e dokumenteve.

,,Nëpërmjet mjeteve të siguruara për anëtarësim në Inicativën për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur, i përcaktojmë themelet e institucioneve qeveritare, të hapura, transparente, të sigurta dhe efikase, të cilat komunikojnë dhe bashkëpunojnë me qytetarët”, theksoi ministri.

Duke prezantuar Propozim-Buxhetin, ministri Shaqiri, iu referua edhe programit ISA 2, të BE-së, me të cilin mbështetet zhvillimi i zgjidhjeve digjitale për administratën publike, biznesin dhe qytetarët në Evropë, me çka do të mundësohet benefit më i lartë i shërbimeve publike ndërkufitare dhe ndër-sektoriale.

Mjete, në buxhetin për vitin 2021 janë ndarë edhe për testimin e depërtimit të sistemeve, për depon shtetërore të kodeve burimore dhe regjistrin e zgjidhjeve softuerike të zhvilluar për nevojat e shtetit, si edhe për Sistemin elektronik për automatizim të procedurave administrative (eSDP).

,Me vënien e Sistemit elektronik për automatizim të procedurave administrative (eSDP) secila detyrë e punës ndaj të punësuarve të cilët realizojnë procedura administrative, do te jepet mundësia që qartë dhe saktë, në kohë reale të ndiqet kryerja e punës. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, planifikon që deri në fund të vitit 2021 ta vendosë këtë sistem në më së paku 30% nga numri i përgjithshëm i organve të administratës shtetërore, ndërsa deri në fund të vitit 2024, në të gjitha organet e administratës shtetërore. Me këtë do të rritet efektiviteti dhe llogaridhënia e punës së nëpunësve administrativ të cilët realizojnë procedura administrative dhe qasje më të lehtë dhe më të shpejtë të qytetarëve për të arritur deri te e drejta administrative”, tha ministri Shaqiri.

Për shtyllën e katërt, vuri në pah ministri, janë planifikuar 90.424.000  denarë dhe atë siç vijon: digjitaliyimi dhe administrata efikase, për trajnime të të punësuarve, trajnime të të gjitha niveleve në adminsitratë për implementimin e Ligjit të procedurës së përgjithshme administrative, si në këndvështrim të administratës, ashtu edhe nga përdoruesit e shërbimeve, përkatësisht pjesëmarrës në procedurat administrative, ndajmë dhe mjete për softwer për e-inspektoriatet, me të cilin në mënyrë të konsiderueshme do të lehtësohet dhe do të bëhet më efikase puna e inspektoriateve.

Në fund, ministri bëri të ditur se po investohet edhe në dy sisteme të tjera, Sistemin e Informacionit të Udhëheqjes me Burimet Njerëzore dhe Sistemin për Menaxhim me Dokumente. I pari është bazë për krijimin e politikave në përputhje me nevojat e institucioneve. Me të dytin, investojmë në Menaxhimin Elektronik me Dokumente. Nëpërmjet Sistemit nacional për menaxhim me dokumente – DMS sistemit, institucionet do të mund të shkëmbejnë dokumente në formë elektronike. Shkëmbimi i dokumenteve do të mundësohet në kohë reale.


Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës