Ministri Jeton Shaqiri realizoi takim pune me përfaqësues të një numri të konsiderueshëm të institucioneve

Shkup, 25 nëntor 2020

Sot, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me përfaqësues të një numri të konsiderueshëm të institucioneve, ministrive dhe institucioneve të tjera, lidhur me projektin të cilin MSHIA-ja e filloi në suaza të IPA programit me delegacionin e BE-së, mbi përforcimin e shërbimeve elektronike.
 

Nëpërmjet këtij projekti, do të implementohen 135 shërbime të reja elektronike për qytetarët dhe bizneset në Repubikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do t’i afrojë institucionet tona tek secili qytetar.

Në kuadër të këtij takimi, ministri Shaqiri edhe njëherë theksoi rëndësinë e digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, duke kërkuar përkushtim maksimal nga institucionet publike – partnerët tanë të këtij projekti, me qëllim që të sigurohen shërbime elektronike për secilin qytetar – numër të caktuar të shërbime elektronike arsimore, sociale, shëndetësore, doganore, të trasportit, ekologjisë, regjistrit qendror, kadastrës, etj.

Gjithashtu, në këtë takim u dhanë përgjigje sa i takon aspektit teknik të implementimit të këtyre shërbimeve elektronike, me çka u theksua rëndësia e pranisë fizike të kompanive të jashtme, të cilët janë realizuesit kryesorë të projektit, që në mënyrë plotësuese do ta dinamizojë punën që është një nga prioritetet kyçe të këtij mandati.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës