Shpërndaje:

Takimi plenar i IPA Grupeve punuese sektoriale për Reformën e administratës publike si dhe Zhvillimin lokal dhe rajonal

Shkup, 27 nëntor 2020

Sot, u mbajt takimi plenar i IPA Grupeve punuese sektoriale për Reformën e Administratës Publike si dhe Zhvillimin lokal dhe rajonal, ku u prezantua korniza e programit për instrumentin e tretë për ndihmën e para-aderimit IPA 2021-2027 ose IPA 3.
 
Qëllimi i takimit ishte të sigurojë konsultim të gjerë dhe verifikim të përgjigjeve strategjike ndaj IPA 3 dhe koordinim më të mirë të mbështetjes së donatorëve dhe aktiviteteve nacionale në këta sektorë në periudhën e ardhshme.
 
Takimin e hapi Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës Jeton Shaqiri, i cili në fjalimin e tij hyrës përcaktoi angazhimin për reformën e administratës publike si prioritet kyç, njëkohësisht falënderoi BE-në për mbështetjen e saj në të gjitha proceset reformuese.
 
Pjesëmarrës ishin edhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, Nikolla Bertolini, Shefi i Departamentit të bashkëpunimit pranë delegacionin e BE-së në Shkup, si dhe përfaqësues i Sekretariatit për Çështjet Evropiane.
 
"IPA 2021-2027, ose IPA 3 është krijuar për të mbështetur procesin e transformimit në Ballkanin Perëndimor në periudhën e caktuar, duke mbështetur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e miratimit dhe implementimit të reformave kyçe dhe harmonizimin e tyre me vlerat evropiane, të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Europian ". DG NEAR ka përgatitur të ashtuquajturën Kornizë Programi për IPA 3. Dokumenti drejtohet nga një ndarje e ngjashme sektoriale si IPA 2 dhe i rradhit prioritetet e BE-së në të gjithë sektorët që tani quhen "dritare", tha Ministri Shaqiri.
 
Fokusi parësor i takimit ishte prezantimi i dy përgjigjeve Strategjike, përkatësisht segmenteve të tyre, të cilat i referohen Reformës së Administratës Publike dhe përforcimit të procesit të decentralizimit dhe të Ekonomisë digjitale dhe Shoqërisë.
 
Më konkretisht, bëhet fjalë për përgjigjet strategjike: Përgjigjja Strategjike IPA III për Dritaren II: Udhëheqja e mirë, harmonizimi i legjislacionit, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe komunikimet strategjike,si dhe Përgjigjja Strategjike IPA III për Dritaren III: Agjenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme.
 
Pjesëmarrësit patën një diskutim të pasur me propozime konstruktive në aspekt të përmirësimit të cilësisë së dokumenteve.
 
MSHIA-ja është ministri kryesore në zbatimin dhe monitorimin e procesit të Reformës së administratës publike. I referohet një procesi të vazhdueshëm të riorganizimit të institucioneve në sektorin publik dhe avancimit të kapacitetit të tyre administrative, ndërsa njëkohësisht dhe një nga prioritetet kyçe në partneritetin e aderimit dhe parakusht i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
 
 
 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës