Planet vjetore për punësime

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, miratoi Ligjin e nëpunësve administrativ dhe Ligjin e të punësuarve në sektorin publik, në seancën e mbajtur më datë 03 shkurt 2014-të, ndërsa të njëjtët janë të publikuar në ,,Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, nr.27, të datës 05 shkurt 2014-të. Ligjet hyjnë në fuqi 8 ditë nga dita e shpalljes së tyre, përkatësisht data 13 shkurt 2014-të, ndërsa zbatimi i tyre fillon pas një viti, përkatësisht më datë 13 shkurt 2015-të.

Me miratimin e zgjidhjeve të reja ligjore, kompetenca për dhënien e pëlqimeve të akteve për sistematizimin dhe organizimin e brendshëm i kalohet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Neni 20-a i Ligjit të të punësuarve në sektorin publik, rregullon përmbajtjen e planit vjetor për punësime. Njëkohësisht, neni 20-a paragrafi (1) i këtij ligji, përcakton se punësimet në institucionet e sektorit publik, kryhen në bazë të planeve vjetore për punësime, të cilat funksionarët që udhëheqin me institucionet i përgatisin në bazë të Metodologjisë.

Pas harmonizimit të plotë të planit vjetor për punësime, nevojitet që institucionet versionin e harmonizuar të planit vjetor për punësime, ta dorëzojnë në formë të shkruar në letër pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, me numër arkivi, datë, nënshkrim dhe vulë të institucionit, balancer të nënshkruar dhe të vulosur, si dhe pëlqim të planit vjetor nga organi kompetent për buxhetin e institucionit, për marrjen e pëlqimit.

Bashkëngjitur, keni Metodologjinë për planifikimin e punësimeve në sektorin publik, në përputhje me parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, formën, përmbajtjen dhe formularin e planit vjetor për punësime dhe raportin e realizimit të planit vjetor për punësime, si dhe linkun për qasje deri te balanceri.