Takim pune i ministrit Jeton Shaqiri dhe Nikolla Bertolini, shef i Njësisë së bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian

Shkup, 10 dhjetor 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, zhvilloi takim pune me Nikolla Bertolinin, shefin e Njësisë së bashkëpunimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian.
 

Në këtë takim u konstatua se implementimi i aktiviteteve vijon edhe më tej me dinamikën e parashikuar dhe do të vazhdojë edhe në periudhën që pason me përfshirje maksimale dhe angazhim të plotë.

Në këtë takim u konstatua se implementimi i aktiviteteve vijon edhe më tej me dinamikën e parashikuar dhe do të vazhdojë edhe në periudhën që pason me përfshirje maksimale dhe angazhim të plotë.

Njëkohësisht, në takimin e punës u shqyrtuan edhe mundësitë në aspekt të bashkëpunimit në lidhje me projektet e ardhshme, të cilat do të mbështeten nëpërmjet programit IPA 3, përkatësisht instrumentit të tretë për ndihmë paraaderuese IPA 2021-2027.
 

Duke rikonfirmuar angazhimin për reformën e administratës publike si një përparësi kyçe, Ministri Shaqiri shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga BE-ja me qëllim të profesionalizimit të administratës, e cila duhet të jetë shërbim i vërtetë i qytetarëve.

 

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës