Ministri Shaqiri morri pjesë në takimin e Komitetit nacional të investimeve

Shkup, 14 dhjetor 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, morri pjesë në takimin e Komitetit nacional të investimeve, bashkë me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Zëvendëskryeministrin e çështjeve evropiane Nikolla Dimitrov, ambasadorin e Bashkimit Evropian Dejvid Gir, Nikolla Bertolini Udhëheqës i sektorit për bashkëpunimi në Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe Fatmir Besimi – ministër i financave.

Në fjalimin e tij, ministri Shaqiri vuri në pah se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet MSHIA-së është e vendosur në përpjekjet e saj që t’i përdorë përparësitë e industrisë së TIK-ut dhe të krijojë shoqëri informatike të avancuar dhe me këtë të rrisë produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionet në sektorin publik dhe privat.

,,MSHIA-ja është subjekti kyç për krijimin e politikave të e-qeverisë dhe udhëheq përpjekjet për transformimin digjital të shoqërisë në përputhje me politikat dhe direktivat e BE-së, duke pasur gjithashtu nën përgjegjësinë e saj kryerjen dhe implementimin e shumicës së iniciativave të e-qeverisë. Rishikimi i Listës projektuese unike sektoriale (Single Project Pipeline) me prioritete të përditësuara është me rëndësi kyçe për ne në procesin e planifikimit dhe zbatimit të projekteve dhe rritjes së kapaciteteve në absorbimin e secilës mbështetje. Këtij Procesi i paraprijmë me shumë entuziazëm, seriozitet maksimal dhe përkushtim”, tha ministri Shaqiri.

Ministri Shaqiri porositi se MSHIA-ja mbetet fuqishëm e përkushtuar në implementimin e projektit të parashikuar „NODE” – North Macedonia Digital Economy, fillimi i së cilës mund të pritet në fillimin e vitit të arshdhëm.

,,Të gjitha projektet dhe prioritetet, të cilat i parashikojmë, janë në korelacion dhe varen ngushtë nga miratimi i Strategjisë nacionale të TIK-ut dhe ka për qëllim ta përgatisë Republika e Maqedonisë së Veriut për të ardhme digjitale agile dhe të larmishme”, tha ministri Shaqiri, duke theksuar se Strategjia Nacionale e TIK-ut në mënyrë tematike mbulon 6 shtylla: Lidhja nacionale dhe Infrastruktura Qeveritare, Centralizimi dhe Ristrukturimi i TIK dhe Shërbimeve të e-Qeverisë, Aftësitë Digjitale, Hulumtimi, zhvillimi dhe inovacionet, Mbrojtja e të dhënave dhe Shërbimet digjitale.

Ministri Shaqiri, propozoi që lista ekzistuese të plotësohet me projektin për vendosjen e Qendrës së përbashkët të të dhënave qeveritare, i cili me siguri do të jetë pjesë e Strategjisë nacioanle tl TIK-ut, duke pasur parasysh rëndësinë e të njëjtit.

Projekti ka për qëllim të përforcojë infrastrukturën digjitale nëpërmjet krijimit të kushteve adekuate për vendosjen e sistemeve qeveritare të TIK-ut, e cila është kyçe në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.

Qendra e të dhënave do të sigurojë mjedis adekuat për hostimin e serverëve, sistemeve dhe aplikimeve nga të gjitha ministritë dhe agjencitë, në përputhje me standardet botërore. Nëpërmjet lidhjes së saj me qendrën e rezervave në Prilep do të mundësohet dhe replikimi i të dhënave kyçe qeveritare, me çka do të sigurohet besueshmëri, integritet dhe disponueshmëri e lartë.

Qendra e të dhënave do të ketë rol të rëndësishëm në reduktimin e ndarjes digjitale, e cila ekziston ndërmjet vendit tonë dhe vendeve të BE-së dhe përshpejtimi i transformimit digjital, që veçanërisht do të lehtësohet me tre (3) rezultatet e pritura të këtij projekti, përkatësisht:

1. Reduktimi i shpenzimeve për digjitalizimin, nëpërmjet:

• Shfrytëzimit optimal të resurseve të disponueshme hardware;

• Mbajtja dhe specializimi i personelit të TIK-ut;

• Mirëmbajtja e një sistemi ftohës, furnizimi i vazhdueshëm me energji elektrike dhe paralajmërimi i hershëm;

• Reduktimi i shpenzimeve për lidhje ndërmjet institucioneve dhe me lokacion rezervë;

• Reduktimi i shpenzimeve aktuale për marrjen me qera, kolokim dhe përdorim të teknologjive cloud për sistemet qeveritare.

2. Rritja e disponueshmërisë dhe përmirësimit të sigurisë dhe menaxhimit me hardwarin dhe zgjidhjet softwerike.

3. Reduktim i konsiderueshëm i pasojave të dëmshme ndaj mjedisit nga ana e sektorit digjital qeveritar.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës