Shpërndaje:

Pjesëmarrja e zëvendësministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Komitetin e dytë sektorial për ndjekjen e demokracisë dhe qeverisjes

Shkup, 17 dhjetor 2020

Sot, zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski, morri pjesë në Komitetin e dytë sektorial për ndjekjen e demokracisë dhe qeverisjes, në suaza të së cilës u pasqyruan efektiviteti, efikasiteti, kualiteti, koordinimi dhe harmonizimi i aktiviteteve në sferën e Reformës së Administratës Publike, me qëllimin final të avancimit gjithëpërfshirës të procesit.

Zëvendësministri theksoi se është shënuar progres i rëndësishëm në RAP, e cila është një nga prioritetet kyçe në partneritetin e pranimit dhe është parakusht i rëndësishëm në procesin e integrimit Evropian të Republikës së Maqeodonisë së Veriut. Proceset e reformave në këtë sektor janë prioritet kyç i MSHIA-së.

,,Udhëhequr nga qëllime të definuara qartë, si dhe konstatime dhe rekomandimet të vlerësuara me notë nga Komisioni Evropian dhënë në drejtim të reformës së plotë dhe gjithëpërfshirëse dhe zgjidhjes sistematike të problemeve të identifikuara. MSHIA-ja përgatit ndryshime dhe plotësime të kornizës ligjore nëpërmjet intervenimit në Ligjin e nëpunësve administrative dhe Ligjit të të punësuarve në sektorin public. Këto intervenime paraqesin nevojën për të harmonizuar Ligjin për Shërbimin e Lartë udhëheqës me të dy ligjet, ndërsa bashkë me ndryshimin e domosdoshëm të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore paraqesin pako me të cilën MSHIA-ja do të vendosë zgjidhje sistemore me të cilën do të kufizohet politika nga profesionalizmi, do të vendosen linja të qarta të llogaridhënies ndërinstitucionale, por edhe në mënyrë të konsiderueshme do të përmirësohet procesi i seleksionimit, avancimit, mobilitetit në sektorin publik. Ndër të tjera, më e rëndësishme është që më në fund me këto ligje po mundohemi të vendosim zgjidhje afatgjate me të cilat do të mundësohet mbajtja e IPA strukturës dhe kuadrove të tjera deficitare në nivel qendror dhe lokal. Këtë ndryshime janë kyçe në avancimin e punës dhe kapaciteteve organizative të institucioneve dhe udhëheqjes së mirë, të cilat njëkohësisht janë parakusht për përforcimin e besimit të qytetarëve ndaj shtetit dhe institucioneve,” theksoi ministri Bajdevski.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Adminstratës