Shpërndaje:

Ministri Shaqiri realizoi takim pune me ambasadorin e sapoemëruar francez Bomgartner Shkup

Shkup, 22 dhjetor 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Siril Bomgartner.

Ministri Shaqiri, i uroi mirëseardhje ambasadorit, duke i dëshiruar punë të suksesshme në vendin tonë, duke potencuar bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm dhe produktiv me Ambasadën Franceze, për të cilën shprehu falënderime, si dhe duke i vënë theks të veçantë pjesës së realizimit të trajnimeve në gjuhën franceze për të punësuarit e administratës publike.

Në takimin e punës u diskutua lidhur me projektet aktuale dhe të ardhshme në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në pjesën e Reformës së Administratës Publike. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se përvojat franceze janë të dëshirueshme dhe të mirëpritura dhe ka hapësirë për thellim dhe avancim të bashkëpunimit, në periudhën e ardhshme.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës