Shpërndaje:

Konferenca për shtyp e ministrit Shaqiri me rastin e "100 ditë Qeveri"

Shkup, 24 dhjetor 2020

Me rastin e fjalimit në Konferencën për shtyp "100 ditë Qeveri", Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, iu referua aktiviteteve aktuale, obligimeve të ndërmarra dhe qëllimeve afatgjate të MSHIA-së.

Ministri Shaqiri, vuri në pah se vazhdon implementimi i masave mbi përforcimin e transparencës aktive të punës së institucioneve. Një pjesë e aktiviteteve janë modernizimi i Web-faqeve të ministrive dhe Qeverisë, si dhe pëgatitja e Strategjisë së të dhënave të hapura.

,,Unë personalisht, në 100 ditët e kaluara realizova një numër të konsiderueshëm të takimeve, morra pjesë në prezantime dhe debate publike, si dhe prani me materiale të ndryshme promovuese me qëllim të rritjes së shkallës së transparencës së institucioneve. Strategjia do të finalizohet në vitin e parë të mandatit. Gjithashtu, në 100 ditët e kaluara kam pasur bashkëpunim të afërt të shkëlqyer me Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive për implementim efikas dhe kualitativ dhe avancim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në të gjitha institucionet e sektorit public”, theksoi ministri Shaqiri.

Më tej, ministri informoi se ka filluar përgatitja e Ligjit të agjencisë digjitale, e cila do të formohet në vitin 2021 si institucion qendror për implementimin e procesit të digjitalizimit të shoqërisë, por edhe mbështetjes së plotë të TI-së për institucionet shtetërore.

Agjencia digjitale është domosdoshmëri e sektorit tonë publik dhe unë jam plotësisht i përkushtuar që ta udhëheq këtë proces dhe pres mbështetje makimale të Qeverisë në financimin e këtij procesi. Këtu bën pjesë edhe projekti për sistemin shtetëror cloud, të cilin unë jo vetëm se e inicova, por parashtruam edhe skicë projektuese në 100 ditët e para, para donatërëve të BE-së si një nga projektet prioritare, me të cilin duhet të garantojmë një vend qendror, qendër shtetërore në të cilin do të vendosen të gjitha sistemet e sektorit publik. Jo më pak i rëndësishëm është edhe përmirësimi i rrjetit infrastrukturor, pasi siç e dini Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’i plotësojë kapacitetet e rrjeteve optike, me qëllim të përdorimit të teknologjive më moderne dhe zgjidhjeve të TI-së”, plotësoi ministri Shaqiri se këto projekte do të implementohen me ndihmën e fondeve siç janë Banka Botërore dhe Korniza investuese e Ballkanit Perëndimor, si dhe IPA instrumenti i BE-së.

MSHIA-ja, në muajin shtator filloi me tjetër IPA Projekt, dedikur përmirësimit dhe rritjes së numsrit të shërbimeve elektronike publike dhe qeveritare, i cili do të zgjasë tre vite, me çka dyzetë (40) regjistra dhe shërbime do të jenë gati deri në periudhën e verës, ndërsa deri në fund të projektit do të ketë 135 shërbime të reja elektronike për qytetarët dhe bizneset. Njëkohësisht, ministri bërë të ditur se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës tani më janë vënë në përdorim 6 (gjashtë) shërbime elektronike, siç janë shërbimet për nostrifikim të diplomave, si projekt nëpërmjet Ambasadës Britaneze. Më tej, punohet në integrimin e shërbimeve të reja të Portalit kombëtar të shërbimeve elektronike, siç janë aplikimet për bursa të nxënësve dhe studentëve, regjistrimet në shkolla, regjistrimet në kopshte për fëmijë dhe aplikimi për grant për rinovim të shkollave.

Në fjalimin e tij, minsitri Shaqiri iu referua dhe nënshkrimit të dy Memorandumeve me të cilët do të thellohet bashkëpunimi në sferën e 5G-së, Interoperabilitetit dhe sferave të tjera në drejtim të integrimit digjital, shkëmbimit të sigurtë të të dhënave dhe lidhjes reciproke me vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim lidhur me Sigurinë kibernetike dhe nënshkrimin e Memorandumit me ,,Mastercard” mbi sigurimin e identifikimit elektronik dhe shërbimeve konfidenciale.

Sa i takon Reformave të Adminsitratës Publike, ministri potencoi se në përputhje me Planin aksional të Strategjisë për Reforma të Administratës Publike (2018 – 2022), në sferën Prioritare Shërbimi publik dhe udhëheqja me burimet njerëzore janë parashikuar ndryshime dhe plotësime në Ligjin e nëpunësve administrativ dhe në Ligjin e të punësuarve në sektorin publik:

,,Sa i takon Propozim-teksteve të ligjeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit të nëpunësve administrativ dhe Ligjit të të punësuarve në sektorin publik, në tetor të vitit 2020-të, u formua Grup punues përgjegjës për auditim të të njëjtëve. Në bazë të auditimit u vendos që Propozim-ligjet të tërhiqen, përpunohen dhe të propozohen në formë të ligjeve të reja. Duke pasur parasysh lidhjen reciproke të Ligjit të nëpunësve administrativ, Ligjit të të punësuarve në sektorin publik dhe Ligjit për shërbimin e lartë udhëheqës dhe nevojitjen e harmonizimit reciprok të tyre, lidhur me përfshirjen e udhëheqësve të lartë dhe të udhëheqësve të cilat do të përfshihen në Ligjin e nëpunësve administrativ, ministria e tërhoqi ligjin në rishqyrtim dhe harmonizim me ligjet e reja të Ligjit të nëpunësve administrativ dhe Ligjit të të punësuarve në sektorin publik, theksoi ministri Shaqiri.

Ministri theksoi se, paralelisht me vendosjen e sistemit të shërbimit të lartë udhëheqës, vijon procesi i riorganizimit/optimizimit strukturor të sektorit publik, i cili do të nënkuptojë racionalizimin dhe reduktimin e numrit të pozitave të larta udhëheqëse, por njëkohësisht edhe krijimin e linjave të llogaridhënies së udhëheqësve të lartë.

,, Në suaza të projektit ,,Mbështetja e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për reformën funksionale” me mbështetje të UNDP-së, u përgatit ,,Raport për rezultatet nga mapimi i institucioneve të sektorit publik me rekomandime për fillimin e procesit të riorganizimit/optimizimit të organve të adminsitratës shtetërore, agjecive dhe shërbimeve inspektuese të pushtetit qendror”. Sa i takon shërbimeve inspektuese të pushtetit qendror, analiza horizontale funksionale për të njëjtët, u përgatit në suaza të projektit ,,Modernizimi i shërbimeve inspektuese” mbështetur nga USAID-i, ndërsa implementuar nga Ideas DePo në bashkëpunim me MSHIA-në. Analiza përmban rekomandime për riorganizimin dhe përmirësimin e punës së shërbimeve inspektuese, potencoi ministri Shaqiri.

Sa i takon lirisë së mediave, ministri Shaqiri potencoi se kjo mbetet një nga prioritetet kyçe të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe mbetet i hapur për bashkëpunim.

,,Në këto 100 ditë inicuam dhe procesa për dialog në gjetjen e zgjidhjeve për sigurimin e ndihmës qëndrueshmërisë financiare  të mediave dhe mbështetjes së zhvillimit të tyre dhe pavarësisë lidhur me infromimin e qytetarëve tanë në mënyrë sa më dinjitoze. Dërguam edhe kërkesë për mbështetje nga Bashkësia Evropiane për inicimin e procesit të reformave në sferën e mediave dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin e Bashkimit Evropian, pasi besojmë se vetëm ligjet më të mira të bazuara në vlerat dhe praktikat Evropiane mund të sigurojnë një klimë më të përshtatshme për pluralizmin mediatik”, theksoi ministri Shaqiri.

Në aspekt të përmirësimit të kualitetit të udhëheqjes, ofrimit të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve, nëpërmjet të punuarit në mënyrë transparente, inkluzive dhe me përgjegjësi, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në 100 ditët e para lançoi Portalin e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur. Me këtë mjet elektronik, i cili paraqet pikë qendrore për konsultim, monitorim, kyçje, rrjetizim dhe njoftim të të gjithë palëve të interesuara dhe të përfshira në proces, i avancuam mundësitë për informimin në kohë të qytetarëve, organizatave joqeveritare, subjekteve afariste dhe institucioneve shtetërore, si dhe përfshirjen e tyre në iniciativën e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës