Shpërndaje:

Mbahet seanca e shtatë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur (PQH) dhe Planit Nacional Aksional për PHQ 2018 - 2020

Shkup, 28 dhjetor 2020

Më datë 28 dhjetor, u mbajt video-seanca e shtatë e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur (PQH) dhe Planit Nacional Aksional për PHQ 2018 – 2020 (Këshilli).

Në seancën e shtatë morrën pjesë anëtarët: Maja Petkovska Leses – Kabineti i ministrit pa portofol, përgjegjëse për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë; Martin Todevski – Qendra për menaxhim me ndryshime; German Filkov – Qendra për komunikime qytetare; Maja Konevska – Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit; Misha Popoviq – Instituti për demokraci ,,Societas Civilis”; Goran Mojanoski – Ministria e Financave; Nadica Josifovski – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës; Bllagica Dimitrovska – Shoqata për promovimin  dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive ,,Inkluziva” dhe Ivona Stalevska – Fondacioni ,,Shoqëri e hapur – Maqedoni”. N; seancën e shtatë të Këshilli morrën pjesë edhe Gordana Gapiq – Dimitrovska – Korrdinatore nacionale për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur, Adrian Abazi, Stanisllav Vasilkovski -  Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Daniel Kiprijanovski – Inteligjenca.

Seanca e shtatë e Këshillit u mbajt në mënyrë elektronike nëpërmjet platformës së re të PHQ-së https://ovp.gov.mk/ e cila zyrtarisht u vu në përdorim nga data 9 dhjetor 2020-të.

Sipas rendit të ditës, krahas procesverbalit të miratuar të seancës paraprake të Këshillit të mbajtur më datë 02.11.2020-të, u miratua dhe Informacioni për rezultatet e grupit punues mbi implementimin e Planit Aksional për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2018 – 2020 me raportin final për vetëvlerësim.

Për më tepër, facilitatorët (lehtësuesit) e grupeve punuese tematike, informuan rreth punës së deritanishme në procesin e bashkëkrijimit të Planit të ri aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2021- 2023 për secilën sferë prioritare që deri më tani janë mbajtur nga tre takime të rregullta konsultuese dhe 20 takime individuale ndërmjet përfaqësuesve të sektorit qytetar dhe sektorit publik me qëllim që të ketë në mënyrë më të detajuar, sqarim më thelbësor, si dhe formulim të problemeve të identifikuara.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës