Nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kompanisë Amerikane Tetra Tech, mbi sigurinë kibernetike të infrastrukturës kritike

Shkup, 11 qershor 2021

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në përmirësimin e parandalimit, gatishmërisë, përgjigjes dhe rimëkëmbjes së kërcënimeve të sigurisë kibernetike ndaj infrastrukturës kritike dhe burimeve kryesore, siç janë shërbimet komunale të energjisë, rrjetet e TIK-ut dhe institucionet financiare.

Me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të sigurisë kibernetike të vendit tonë, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Tetra Tech ES, Inc. (Tetra Tech) - kompania Amerikane dhe implementuesja e programit për ndihmën teknike në Maqedoninë e Veriut e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit.

Në Memorandum përshkruhet ndihma teknike që kompania amerikane Tetra Tek do t'ia ofrojë MSHIA-së për ta avancuar qëllimin e përbashkët në përmirësimin e sigurisë kibernetike dhe në përforcimin e koordinimit ndërmjet palëve të interesit në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë Qeverinë dhe sektorin privat për mbrojtjen e infrastrukturës kritike nacionale nga sulmet kibernetike.

Ky bashkëpunim do t’i përforcojë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike mbi sigurinë kibernetike në subjektet kritike të infrastrukturës dhe burimet kryesore, do t’i përmirësojë protokollet e komunikimit për sigurinë kibernetike nëpër sektorë dhe do të rrisë qëndrueshmërinë dhe përgatitjen e shtetit për t'u përballur me kërcënimet e sigurisë kibernetike.

Ndihma e kompanisë amerikane Tetra Tech është pjesë e angazhimit të USAID-it për avancimin e sektorit të energjetikës dhe sigurisë së infrastrukturës kritike në rajonin e Evropës dhe Euroazisë dhe ndërlidhjen e aleatëve në rajon me investitorët, teknologjinë dhe ekspertizën amerikane.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës