Prioriteti ynë - Riorganizimi i administratës shtetëtore

Shkup, 9 qershor 2021

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Jeton Shaqiri, sot mori pjesë dhe iu drejtua me fjalimin hyrës grupeve punuese në seminarin mbi Riorganizimin e administratës shtetërore dhe menaxhimit të ndryshimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në seminarin për efikasitetin e Institucioneve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrës të këtyre dy seminareve ishin përfaqësuesit e të gjitha ministrive, espertët e huaj dhe vendas, të angazhuar në këtë projekt të rëndësishëm.

“Ne, jemi të vendosur që ta shpiejmë përpara këtë projekt, ta optimizojmë kornizën e përgjithshme institucionale, të përmirësojmë ofrimin e shërbimeve publike, të përforcojmë etikën, integritetin, transparencën dhe llogaridhënien e administratës publike, ndër të tjera ta zbatojmë analizën funksionale dhe të miratojmë Ligjin e ri mbi organizimin e organeve të administratës shtetërore”, theksoi ministri Shaqiri.

Në takim, ministri bëri të ditur se pa riorganizimin e organeve të administratës shtetërore dhe eliminimit të bashkimit të kompetencave nuk ekziston reformë reale e administratës publike.

“Përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë të orientuara në drejtim të integrimit të vendit në Bashkimn Evropian dhe këtë varen nga kapaciteti i administratës publike për ta transponuar legjislacionin evropian dhe të sigurojë zbatimin adekuat”, potencoi ministri Shaqiri.

Në fund të fjalimit të tij, ministri theksoi se implementimi i rekomandimeve është me rëndësi të veçantë, jo vetëm për vetë procesin por edhe për transformimet e ardhshme në institucione.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës