Sigurojmë mbështetjen e avancimit të procesit të digjitalizimit

Shkup, 10 qershor 2021

Sot, në ambientet e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ministri Jeton Shaqiri zhvilloi takimin e punës me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Ekselencën e tij Zhang Zuo.

Gjatë takimit me ambasadorin kinez u diskutua mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në sektorin e TI-së. 

"Potenciali i Republikës Popullore të Kinës, në aspekt të investimeve në sferën e TI-së është shumë i lartë. Gjithashtu, ndihma që mund të ofrojë ky vend edhe në formë të konsulencës në sektorin e TI-së është më se e mirëpritur", theksoi ministri Shaqiri. 

Ministri Shaqiri iu falënderua ambasadorit kinez për mbështetjen e deritanishme të ofruar në aspekt të procesit të digjitalizimit, si dhe për ndihmën e ofruar gjatë periudhës së pandemisë. Takimi përfundoi duke i lënë të hapura mundësitë e thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës