Prioriteti ynë është ndërtimi i rrjetit nacional për transportin optik - Jemi të përkushtuar tërësisht në procesin e digjitalizimit

Shkup, 10 qershor 2021

Në seancën e fundit qeveritare u miratua Informacioni për të aplikuar në WBIF - Western Balkans Investment Framework (Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor) për asistencë teknike mbi përgatitjen e një Studimi të fizibilitetit për ndërtimin dhe zhvillimin e Rrjetit nacional të transportit optik (RRNTO).

Instrumenti ,,Korniza e ivestimeve për vendet e Ballkanin Perëndimor (WBIF - Western Balkans Investment Framework)” është inciativë e përbashkët e Komisionit Europian. Me këtë iniciativë tentohet të bashkohen fondet mes Komisionit Europian, donatorëve të ndryshëm dhe Institucioneve ndërkombëtare financiare (INF), në drejtim të mbështetjes së përbashkët për financimin e projekteve më prioritare në vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Realizimi i këtij projekti nënkupton internet më të shpejtë për qytetarët dhe subjektet afariste.

Pas miratimit të kësaj pike në seancën qeveritare, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike të Radiodifuzionit dhe Agjencinë e Komunikimeve Elektronike si institucione kompetente, do ta intensifikojnë bashkëpunimin me qëllim që të përshpejtohet koha e realizimit të këtij projekti.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës