“Informacioni mund të shpetojë jetë” – Situata pandemike na mësoi se ky është një fakt shumë i rëndësishëm

Shkup, 10 qershor 2021

“Mediat dhe informacionet janë duke pësuar ndryshime radikale, në formë dhe në përmbajtje”, ishte një nga deklaratat kryesore për të cilat u dakorduam bashkë me ministrat, përfaqësuesit e tjerë të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe më gjërë, si dhe me ekspertët e shquar nga sfera e Lirisë së shprehjes dhe me përfaqësuesit e institucioneve kyçe ndërkombëtare të kësaj sfere, në Konferencën e ministrave me temë: ‘’Inteligjenca artificiale - Sfidat dhe mundësitë për mediat dhe demokracinë’’.

Konferenca e cila po zhvillohet gjatë ditës së sotme dhe do vijon edhe ditën e nesërme (10 - 11 Qershor) paraqet një forum për Ministrat për të diskutuar dhe për të rënë dakord mbi aktivitetet, të cilat duhet të ndërmerren për t’u përballur me ndikimet e teknologjive digjitale ndaj lirisë së shprehjes; ndryshimit të mjedisit mediatik dhe ndikimit të tij në proceset demokratike, si dhe për të siguruar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes në kohë të krizës.

Gjatë ditës së nesërme në kuadër të kësaj konference pritet që shtetet anëtare të miratojnë një deklaratë përfundimtare dhe katër rezoluta, të cilat sot, i referohen këtyre temave dhe paraqesin sfida të rëndësishme për shoqëritë demokratike.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në periudhën që vijon do ta shqyrtojë nevojën për ndryshime ligjore relevante me qëllim që edhe vendi ynë të jetë në hap me zhvillimet e fundit dhe sfidat që na presin nga dimensioni "online" i lirisë së mediave.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës