Ftesë
Shkup, 17 korrik 2021
 
Ministria për shoqëri informatike dhe administratë i bën thirrje të gjithë palëve të interesit të marrin pjesë në debatin e hapur publik për draft planin aksional të strategjisë nacionale të TIK-ut 2021 – 2025. Drafti i Strategjisë nacionale të TIK-ut dhe plani aksional u vendosën në Regjistrin unik nacional elektronik të rregulloreve (ENER) në datë 10.06.2021 dhe janë të aksesueshme në linqet në vijim:
 
Plani Aksional
Debati i hapur publik do të zhvillohet në datë 23/07/2021,ditën e premte, në në Klubin e organeve drejtuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga ora 11 e mëngjesit. Adresa: Metropolit Teodosija Gologanov, 45, Shkup.
 
Ne inkurajojmë dhe bëjmë thirrje për pjesëmarrje më të madhe në këtë ngjarje, sepse vetëm me kontributin e të gjithë aktorëve mund të arrihet rezultati i duhur.
 
Ju lutemi konfirmoni praninë tuaj jo më vonë se të mërkurën, 21 Korrik 2021 dhe nëse nuk jeni në gjendje të merrni pjesë, na dërgoni komentet tuaja në emailin në vijim: solza.kovachevska@mioa.gov.mk