Shaqiri: I përmirësojmë kushtet e punës në organet e administratës shtetërore, pasi efikasiteti i tyre varet nga niveli i mirëqenies së të punësuarve në organet e administratës shtetërore
Shkup, 21 korrik 2021
Sot, në hapësirat e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ministri Jeton Shaqiri, e pranoi në një takim të rëndësishëm pune kryetarin e Sindikatës së të punësuarve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut (SPOGJSH) z.Peco Grujovski.
Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes Kolektive të Degëve.
Pas miratimit të Informacionit mbi nënshkrimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes Kolektive të Degëve në seancën e fundit qeveritare, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës u autorizua për ta nënshkruar këtë marrëveshje.
Me nënshkrimin e këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes Kolektive të Degëve, risaktësohen disa rregulla të Marrëveshjes Kolektive të Degëve:
- Kryhet risaktësimi i Organeve të Administratës, të cilat i përfshin Marrëveshja Kolektive e Degëve;
- Organizimi i Punës në kushte të krizës ose në gjendje të jashtëzakonshme;
- Kriteret e shfrytëzimit të pushimit vjetor (jepte mundësia të zgjasë më tepër se 26 ditë pune);
- Rikthehet kriteri i shkallës së arsimit;
- Regresi i pushimit vjetor (K-15).
Gjatë takimit u diskutua edhe mbi mundësinë e rritjes së pagave të të punësuarve në Organet e administratës shtetërore, të përfshira në Marrëveshjen Kolektive të Granteve. ,,Ne, jemi të përkushtuar dhe do të punojmë në aspekt të arritjes së qëllimit”.
Takimi u përmbyll me nënshkrimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes Kolektive të Degëve. Të dy bashkëbiseduesit, ministri Shaqiri dhe kryetari i SPOGJSH-së Grojovski, shprehën gatishmërinë lidhur me rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, me qëllim që të sigurohen kushte më të mira pune për të punësaurit e organeve të administratës shtetërore.


Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës




