F T E S Ë (Lidhur me nominimin e përfaqësuesve në Këshillin Nacional të Reformave në sferën mediatike)

Shkup, 26 korrik 2021

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, i fton të gjitha organizatat joqeveritare, shoqatat e gazetarisë, përfaqësuesit e shoqërisë akademike dhe individët, të cilët punojnë në sferën e mediave që të parashtrojnë shkresë lidhur me nominimin e përfaqësuesve të Këshillit Nacional të Reformave në sferën mediatike.

Formimi i Këshillit Nacional lidhur me Reformat në sferën e mediave, ka për qëllim të kontribuojë në aspekt të marrjes së vendimeve që procesi i reformave, të jetë i përfshirë në konsultim më të gjërë edhe me palët e interesit. Kjo nismë do t’i bashkojë të gjithë faktorët relevantë të mediave në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të mundësojë krijimin e një hapësire diskutimi në aspekt të reformave, të cilat Qeveria planifikon t’i implementojë në periudhën në vijim.

Anëtarët e këtij Këshilli, mund të jenë persona të sektorit qytetar, të shoqërisë akademike, të mediave, të institucioneve shtetërore, të cilët “lirinë e shprehjes dhe mediat” i kanë si pjesë të fushëveprimit të tyre të punës dhe duan të kontribuojnë në aspekt të avancimit të proceseve reformuese lidhur me mediat e lira dhe pluraliste në vend.

Në këtë kontekst, Ju ftojmë të nominoni përfaqësuesit e institucionit tuaj, të organizatës/institucionit, duke na dërguar CV-në e kandidatit dhe letrën përcjellëse të nominimit.

Afati i fundit për nominimin e kandidatëve është data 09.08.2021. Aplikimet duhet të dërgohen në formë elektronike në e-mail: cabinet@mioa.gov.mk .