Shaqiri: “Mediat” do të kenë fokus të veçantë në këtë mandat qeverisës

Shkurt, 27 korrik 2021

Gjatë këtij mandati, puna jonë do të përqëndrohet edhe tek mediat. Objektivi ynë primar është krijimi i një mjedisi ku mund të operojnë media të lira dhe të pavarura dhe për këtë do të punojmë në mënyrë intenzive.

Pika të fokusit tonë gjatë këtij mandati do të jenë:

- Krijimi i mjeteve për gazetarët dhe qytetarët, për zbulim të shpejtë dhe parandalim të shpërndarjes së lajmeve të rrejshme;

- Do të punojmë në edukimin mediatik, sidomos tek pjesa më e re e popullsisë, përmes përfshrijes së materialeve të duhura në lëndët mësimore në shkollat fillore dhe të mesme, duke filluar që nga viti shkollor 2021-2022;

- Do të mbështesim krijimin e një laboratori hulumtues mediatik;

- Do të sigurojmë mbështetje të vazhdueshme financiare dhe jofinanciare për mediat e shkruara dhe për të gjithë radiodifuzerët; dhe

- Tarifa më të ulëta për transmetimet televizive.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës