Shaqiri: Ndërlidhja me platformën e interoperabilitetit është “domosdoshmëri” e secilit institucion në vend
Shkup, 28 korrik 2021
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës - Jeton Shaqiri, sot realizoi takim pune me drejtorin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Abdush Demiri.
Gjatë takimit, ministri Shaqiri ia dorëzoi drejtorit Demiri Vërtetimet e integrimit të APRMV-së në sistemin e Regjistrit Qendror të Popullsisë. Ky institucion, tani do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në të dhënat e Regjistrit Qendror të Popullsisë.
Duke u përfshirë në Platformën e Interoperabilitetit, institucionet do të mund të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë të dhëna reciproke, ndërsa si rezultat i kësaj, kjo shndërrohet në shërbime më të shpejta dhe më të mira ndaj qytetarëve.
Me qëllim të rritjes së efikasitetit të administratës shtetërore, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të ndërmarrin iniciativë dhe të ndërlidhen në sistemin e interoperabilitetit brenda një periudhe sa më të shkurtër kohore.


Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës




