Krijimi i një administrate shtetërore efikase është një proces i varur nga shumë variabla
Shkup, 29 korrik 2021
„Të punësuarve të administratës shtetërore do t’u paguhet regresi për pushimin vjetor (K-15) për vitin 2021. Ky ishte konkluzioni i takimit të zhvilluar dje, në ambientet e Ministrisë së Financave, me meje, ministrit Fatmir Besimi dhe drejtorit të Sindikatës së të Punësuarve të Administratës, Organeve të Gjykatave dhe Shoqatave të qytetarëve, Peco Grujovski.
Pas kalimit të rebalansit të buxhetit, ishte e radhës që t’i japim zgjidhje kësaj çështje. Theksoj se do të vazhdojmë të kontrollojmë punën e administratës shtetërore dhe do të bëjmë ndërhyrjet e duhura, për të përmirësuar punën e saj.
Në bashkëpunim me këto institucione do të konsiderojmë opsionin për rishqyrtim të pagave të administratës shtetërore dhe do të vijmë me një zgjidhje të pëlqyeshme për të gjitha palët“ theksoi Ministri Shaqiri.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës




