Projekt-Plani Nacional Aksional i Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023
Shkup, 30 korrik 2021
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, në bashkëpunim me Këshillin e PQH-së, Rrjetin e Organizatave Qytetare të PQH-së, ndërsa me mbështetje të Sekretariatit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur, përpiloi Projekt-Planin Nacional Aksional lidhur me Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2020 – 2023.
Republika e Maqedonisë së Veriut, ka rezultate të njohura në procesin e Qeverisë së Hapur. Nga lidhja në Iniciativën e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur (PQH) në vitin 2011, Maqedonia e Veriut me përkushtim e ka ndjekur nevojitjen e angazhimit dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e miratimit të vendimeve, vendosjes së standardeve më të larta të integritetit dhe të qasjes deri te teknologjia për të gjithë qytetarët.
Plani i Pestë Nacional Aksional (PNA) ndërlidhet me intenzitetin e mëparshëm me delegimin e obligimeve lidhur me rritjen e pjesëmarrjes së opinionit dhe ofrimit të zgjidhjeve reale transformuese. Gjithashtu, e njeh nevojitjen që sektori publik të inovojë, të zhvillojë politika që i përgjigjen kërkesave të qytetarëve, si përgjigje të tendencave moderne.
Plani i ri i Partneritetit të Qeverisjes së Hapur për periudhën 2021 – 2021 e përcakton nevojitjen e thellimit të obligimeve të mëparshme dhe të përmirësimit të kualitetit të tyre. Plani është I orientuar ndaj përpjekjeve për qasje në drejtësi, përforcim juridic të qytetarëve dhe avancim të mbrojtjes juridike veçanërisht të të rinjve, grupeve të margjinalizuara dhe të femrave, avancimit të ofrimit të shërbimeve publike, vazhdimit të aktiviteteve lidhur me publikimin e informacioneve për pronarët realë, hapjes së të dhënave të reja, si dhe I aktiviteteve lidhur me parandalimin e korrupsionit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ndotjes së ajrit. Pritet se pas një periudhe dyvjeçare të realizimit të përpjekjeve, të përcaktuara me këtë plan do të sigurohet njohja reale e rezultateve, ndërsa qytetarët do të kenë mundësinë ta përcaktojnë ndryshimin.
Me qëllim që të sigurohet mënyrë e sistematizuar e planifikimit dhe e implementimit të procesit të konsultimit, i cili do të sigurojë proces transparent, inkluziv dhe të pandërprerë të ko-krijimit të Planit Aksional, në vitin 2020-të u përcaktua mënyra e implementimit të procesit të ko-krijimit të PNA lidhur me PQH 2021 – 2023, si dhe i Procedurës së implementimit të konsultimeve me palët e përfshira lidhur me ko-krijimin e PNA lidhur me PHQ-në 2021 -2023 dhe Udhëzime lidhur me Implementimin e Pyetësorit mbi implementimin e masave të PNA lidhur me PQH 2018 – 2020 dhe nevojitjes së përfshirjes së tyre në Planin e ri Nacional Aksional. Gjithashtu, u përgatitën edhe materiale, të cilat dalin nga procedura e implementimit të konsultimeve: Plani i promovimit të thirrjes publike, Materialit të edukimit dhe Kritereve mbi vlerësimin e relevancës dhe lidhjes me parimet e PQH-së. Të gjitha dokumentet janë të disponueshme në Portalin e PQH-së.
Bazuar në një procedurë të parashikueshme dhe të rregulluar siç duhet të procesit të ko-krijimit, në shtator të vitit 2020 në një mjedis dinamik dhe inkluziv, filloi procesi i përgatitjes së Planit të pestë Nacional Aksional të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur për periudhën 2021 – 2023.
Në suaza të procesit të ko-krijimit, u mbajtën 3 online takime edukative – informative, 12 online takime lidhur me identifikimin e nevojave dhe problemeve, analiza të aktiviteteve që aktualisht ndërmerren në aspekt të të zgjidhjes së problemeve, institucioneve të përfshira, prioretizimit të masave, të punëtorive lidhur me identifikimin dhe zhvillimin e përpjekjeve, si dhe të mbi 60 takimeve individuale mbi përcaktimin dhe harmonizimin e propozim-përpjekjeve, takimeve ministrore të PQH-së dhe të dy punëtorive me temë: Transparenca dhe llogaridhënia në sektorin publik dhe Menaxhim të bazuar në interesat dhe nevojat e qytetarëve, të cilët siguruan finalizimin e përpjekjeve të cilat janë pjesë e Planit të Ri Aksional.
MSHIA-ja i fton të gjitha palët e interesit, institucioneve, organizatave joqeveritare dhe qytetarëve të interesuar , të dërgojnë propozimet e tyre, rekomandimet dhe komentet e Националниот Projekt-Plani Nacional Aksional i Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2020-2023. Komentet dhe propozimet tuaja mund t’i dorëzoni më së voni deri më datë 16.08.2021, në e-mailin në vijim:ovp@mioa.gov.mk.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës




