Shaqiri: "Do ta mbështesim maksimalisht krijimin e sektorëve në funksion të zbatimit të gjuhëve nëpër institucionet shtetërore"
Shkup, 30 korrik 2021
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, ishte i ftuar sot në ceremoninë e ndarjes së certifikatave, të trajnimit të ndjekur për përkthim dhe lektorim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase, organizuar nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës.
Si rezultat i përmbushjes së detyrimit që vjen nga Ligji për Zbatimin e Gjuhëve, të gjitha institucionet në vend duhet të krijojnë sektorë dhe vende të reja pune.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës tashmë ka krjuar njësinë e saj, në funksion të Zbatimit të Gjuhëve dhe është e përkushtuar dhe e gatshme në mënyrë maksimale për t'i ndihmuar dhe mbështetur secilin institucion në vend për krijimin e këtyre sektorëve.
“Njëkohësisht, shfrytëzoj rastin t’i përgëzoj të gjithë të punësuarit, të cilët e ndoqën këtë trajnim të rëndësishëm, i cili është më se i nevojshëm për zhvillimin e tyre profesional”, theksoi Shaqiri.


Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës




