Nuk do të ndalojmë së punuari në reformën e administratës shtetërore, deri sa të bëhet sinonim i efikasitetit
Shkup, 16 gusht 2021
Do të arrijmë deri tek një administratë shtetërore efikase me anë të:
- Riorganizimit të tërësishëm të administratës shtetërore;
- Definimit të qartë dhe domethënës të kompetencave në të gjitha nivelet në administratë;
- Sjelljes së një ligji të ri për shërbimet e larta udhëheqëse;
- Sistemit të ri të vlerësimit të institucioneve, por jo individëve; dhe
- Barazimit të pagave për kryerjen e të njëjtës punë (funksion).





