Punojmë në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më efikase për qytetarët

Shkup, 19 gusht 2021

Cilësia e shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore është shumë e rëndësishme. Synojmë të rrisim cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve të ofruara me anë të projektit i cili përbëhet nga 3 sisteme:

  • Sistemi nacional “Menaxhimi i rradhës së klientëve” – “Merr numër”

Ky sistem tashmë përdoret në qendrat tona “Një pikë për shërbime”. Me anë të këtij sistemi mundësojmë që secili qytetar të merr shërbimin e kërkuar në kohën e duhur.

  • Sistemi Nacional “Vlerëso administratën” - ”Semafor”

Pas marrjes së çdo shërbimi në qendrat tona “Një pikë për shërbime”, secili qytetar ka mundësinë që të vlerësoj administratorin dhe shërbimin e marrë. Kjo bëhët vetëm duke skanuar QR kodin e biletës suaj të pritjes.

  • Sistemi Nacional “Cakto termin për të marrë shërbim” - ”Rradha ime”

Ky sistem u mundëson qytetarëve që të caktojnë një termin për një datë të caktuar në qendrat tona “Një pikë për shërbime”, duke theksuar kohën dhe llojin e shërbimit që do të marrë. Si rrjedhojë shmanget mundësia për të pritur në rradhë. (https://etu.uslugi.gov.mk/pages/reservation)

Ne, si ministri jemi të gatshëm që këtë sistem t’ia ofrojmë secilit institucion në vend, pa asnjë kosto, me qëllimin e vetëm që cilësia dhe efikasiteti i shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore të jenë në nivelin e kërkuar.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës