Thirrje për të aplikuar ‘online’ në ,,Hakatonin e dytë të të dhënave të hapura

Shkup, 5 nëntor 2021

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës dhe Fondacioni Metamorfozis po organizojnë ‘online’ ,,Hakatonin e dytë të të dhënave të hapura”, mundësuar nëpërmjet mbështetjes së Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje qytetare.

Do të mbahet prej më datë 30 nëntor deri më datë 3 dhjetor 2021, si pjesë e edicionit të 17-të e konferencës internacionale e-Shoqëri.mk

Të drejtë pjesëmarrje kanë ekipet e përbërë prej studentëve ose startup kompanive nga sfera e IT-së.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar mund të regjistrohen në mënyrë elektronike në linkun në vijim https://bit.ly/3b9iv04 , më së voni deri më datë 24 nëntor 2021.

Fituesi i Hakaton-it do të fitojë 3000 dollarë, mjete të dedikuara për plotësimin e demo versionit në aplikacion funksional.

Informacionet më të detajuara janë të disponueshme në linkun në vijim: https://bit.ly/3mEMhQL

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës