Njoftim për dorëzimin e Planit Vjetor të Trajnimit për Nëpunësit Administrativ për vitin 2022
- Formulari i përgatitjes së Planit Vjetor të trajnaimeve për vitin 2022
- Formulari i përgatitjes së Raportit mbi realizimin e Planit vjetor të trajnimeve për vitin 2022
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës rikujton obligimin ligjor nga neni 58 paragrafi (1) të Ligjit për nëpunësit administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154. /15, 5/16, 142/16, 11/18 dhe nga “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19 dhe 14/20), për miratimin e Planit Vjetor të trajnimit për nëpunësit administrativ nga organet dhe institucionet nga neni 3 paragrafi (1) i të njëjtit ligj, dhe sipas mendimit të marrë paraprakisht nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Në këtë kontekst, në përputhje me dispozitat ligjore, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, sjell Planin vjetor të trajnimeve gjenerike të nëpunësve administrativë për vitin 2022, të disponueshme në web-adresën: https://www.mioa.gov.mk/sites/default/files/pbl_files/documents/training/gpgo2021.pdf dhe Planin vjetor të trajnimeve të udhëheqjes administrative për vitin 2022, të disponueshme në web-adresën: https://www.mioa.gov.mk/sites/default/files/pbl_files/documents/training/gpau2021.pdf
Njëkohësisht, sugjerojmë në afatin ligjor të përpilimit të planeve individuale lidhur me përkryerjen profesionale, të saktësuar në nenin 2 paragrafi (1) të ,,Rregullores së mënyrës së implementimit të intervistës gjysmëvjetore, të formës dhe të përmbajtjes së Raportit mbi intervistën gjysmëvjetore, kriteret më të përafërta mbi mënyrën e vlerësimit të nëpunësit administrativ, kriteret më të përafërta mbi mënyrën e vlerësimit të nëpunësit administrativ në institucionet me më pak se njëzetë (20) nëpunës administrativ të punësuar, të formës dhe përmbajtjes së formularëve për vlerësim, të formës dhe përmbajtjes së Raportit me rang-listën e notave vjetore, si dhe si dhe të përmbajtjes së Raporteve dhe mënyrës së vlerësimit të nëpunësve adminsitrativë në rrethana të tjera” (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 63/2018), e disponueshme në web adresën http://www.mioa.gov.mk/sites/default/files/pbl_files/documents/legislation/pravilnik_za_nacinot_na_sproveduvanje_na_polugovishno_intervju_as.pdf, sipas së cilit ,,Ngaana e nëpunësit administrativ të drejtpërdrejtë – eprorit, përkatësisht të sekretarit ose të personit udhëheqës në institucionin në të cilin nuk emërohet sekretar, në rastet kur nëpunësi administrativ nuk ka nëpunës adminsitrativ të drejtpërdrejtë – epror (në tekstin në vijim: eprori), në periudhën prej më datë 01 deri më datë 15 dhjetor, përcaktohen qëllimet dhe detyrat e punës për vitin në vijim, si dhe planet individuale të përkryerjes profesionale për të gjithë nëpunësit administrativ me të cilët udhëheq.”
Duke pasur parasysh përshkrimin e pasqyruar më lart dhe për arsye të marrjes në kohë të mendimit nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, në afatet e përcaktuara ligjore, në institucionet dhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe të Qytetit të Shkupit, pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës, për të marrë mendim duhet t’i dorëzojnë Planet e tyre vjetore të trajnimeve të nëpunësve administrativë për vitin 2022, më së voni deri më datë 27.12.2021, në formë të printuar dhe në formë elektronike.
Gjatë përgatitjes së Projekt-Planeve Vjetore të trajnimeve të nëpunësve administrativë për vitin 2022,– ju lutemi të respektohen dispozitat e ,,Rregullores së përmbajtjes së formës së planit vjetor të trajnimeve të nëpunësve administrativë dhe Raportit të realizimit të tij“ („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 142/2014) të disponueshme në ueb adresën http://www.mioa.gov.mk/sites/default/files/pbl_files/documents/legislation/pravilnik_za_godisna_programa_za_genericki_obuki_sl142_26092014.pdf dhe Projekt-planet vjetore të trajnimeve të nëpunësve administrativë për vitin 2022, të dorëzohen në formë të printuar në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe në formë elektronike në vijim: adresën e e-mailit në vijim obuki@mioa.gov.mk , me çka forma elektronike të jetë në Excel document dhe jo si dokument i skanuar apo dokument në PDF.
Me qëllim të formës së unifikuar të përgatitjes së Projekt-Planeve vjetore të trajnimeve të nëpunësve administrativë për vitin 2022, dhe raporteve për realizim të planeve, ju lutemi të ndiqet Formulari i përgatitjes së PVT për vitin 2022, dhe Formulari për përgatitjen e raporteve për realizimin e planeve vjetore të trajnimit për vitin 2022, i përgatitur nga ana e MSHIA-së në përputhje me shënimet e përcaktuara në “Rregulloren për përmbajtjen dhe formën e planit vjetor të trajnimit për nëpunësit administrativë dhe raportin për realizimin e tij" ("Gazeta Zyrtare" e Republikës së Maqedonisë "Nr. 142/14), të cilën MSHIA e praktikon me vite të tëra dhe janë në bashkëngjitje të këtij Njoftimi.
Theksojmë se të gjitha Projekt-planet vjetore lidhur me trajnimin e nëpunësve administrativë për vitin 2022, të cilat janë të dorëzuara para ose pas afateve të përcaktuara ligjore, nuk do të jenë lëndë e shqyrtimit nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe e Administratës.