Shaqiri: Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe “Mastercard” prezantojnë shërbimin kombëtar për identifikimin digjital në mbështetje të rritjes së ekonomisë digjitale

Shkup, 30 nëntor 2021

Falë partneritetit ndërmjet Mastercard-it dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) - i prezantuar së pari në fillim të vitit 2020-të, janë të disponueshëm identifikimi digjital dhe shërbimet përkatëse, siç janë nënshkrimi digjital dhe verifikimi i dokumenteve për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Organizata e parë e cila përdor shërbimin eID-së, i menaxhuar nga Evrotrust është Banka NLB - Shkup. Përmes shërbimit të ofruar nga Banka NLB - Shkup, klientëve iu ofrohet mundësia e nënshkrimit elektronik në distancë të dokumenteve ligjërisht të detyrueshme përmes shërbimit (eID Service) të identifikimit digjital të "Mastercard-it" ofruar nga "Evrotrust".

Në këtë mënyrë, dokumentet nënshkruhen në mënyrë elektronike me të njëjtin efekt juridik si nënshkrimi me dorë, që është një hap tjetër drejt digjitalizimit të administratës dhe shërbimeve në Maqedoninë e Veriut.

“Këtë vit, Maqedonia e Veriut shënon prezantimin e shërbimit të eID-së (identifikimi digjital) për digjitalizimin e shoqërisë sonë, i cili ishte thelbësor gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Ne respektojmë angazhimin e të gjitha palëve të përfshira në zbatimin e vizionit për ekonominë digjitale që ndajmë me Mastercard-in. Përsa i përket këtij procesi, kemi bërë shumë, por ky është hapi i parë i dukshëm dhe i kapshëm nga qytetarët, për të arritur qëllimin tonë kryesor në zbatimin e plotë të shërbimit të eID-së në të mirë të qytetarëve të Maqedonisë", tha z. Jeton Shaqiri, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.