Projekte të dedikuara për qytetarët
Shkup, 6 dhjetor 2021
Në buxhetin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës përfshihen projekte të dedikuara drejtpërdrejt për qytetarët, për digjitalizimin e administratës shtetërore dhe shërbimeve të cilat ajo i ofron.
Në vitin 2022 do të fokusohemi në:
- Sistemin e Menaxhimit të Dokumenteve – DMS (Lidhja e mbi 35 institucioneve të reja);
- ,,Një pikë shërbimi” (Krijimi i parimit të sistemit me një sportel);
- Regjistrin qendror të popullsisë; dhe
- Web-faqe të reja të ministrive (Rritje e transparencës së institucioneve, komunikim më i lehtë).
Rritja e transparencës dhe cilësisë së shërbimeve që ofron administrata shtetërore për qytetarët gjithmonë vijnë në rradhë të parë.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës