Të nderuar qytetarë,

Shkup, 31 dhjetor 2021

,,Të nderuar qytetarë,

Në vigjilje të Vitit të Ri, dua ta kthej kokën pas dhe të rikujtoj edhe një herë sfidat dhe vështirësitë që kaluam gjatë këtij viti.

Kemi nisur procese shumë të rëndësishme, të cilat ndërlidhen dretjtëpërdrejt me mirëqënien e qytetarëve dhe me të ardhmen evropiane të vendit. Me ndihmën e ekipit, të bashkëpunëtorëve të mi dhe me ndihmën e çdo qytetari, ky objektiv është shumë i arritshëm.

Le të bëjmë më të mirën tonë gjatë këtij viti që po vjen, për të ndërtuar një vend më të mirë për të jetuar, një vend me standarde dhe vlera evropiane ku të thyejmë çdo barrierë dhe të ndërtojmë vetëm ura komunikimi.

Uroj gjithë të mirat për ju dhe për familjet tuaja dhe shumë suksese në aspektin profesional.

Gëzuar Vitin e Ri!"

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës