Pranë qytetarëve në çdo kohë

Manastir, 12 janar 2022

Sot, së bashku me zëvendëskryeministrin e Qeverisë Nikollovski dhe ministrat Milevski dhe Boçvarski, vizituam Komunën e Manastirit dhe zhvilluam takim me kryetarin e kësaj komune - Toni Konjanovski, me të cilin biseduam për ndihmën nga ana e Qeverisë për sanim të dëmeve nga tërmeti që goditi Manastirin.

Pas vendimit të marrë në seancën e djeshme qeveritare, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, bashkë me Komisionin qeveritar për vlerësim të dëmeve dhe Komunën e Manastirit, kanë për detyrë që të përpilojnë Raport mbi vlerësimin e dëmeve nga tërmeti, në bazë të së cilit Qeveria do ta përcaktojë mënyrën me të cilën do t’u ndihmojë qytetarëve dhe do t’i ndërmerr masat e nevojshme.

Kjo Qeveri di të gjendet pranë qytetarëve të saj dhe nuk do të rresht së ofruari mbështetje dhe ndihmë në çdo kohë dhe në çdo vend.

Sapo të jetë gati Raporti për vlerësimin e dëmeve, Qeveria do të fillojë me ndarjen e fondeve, të cilat do të përdoren për mbulimin dhe sanimin e dëmeve nga tërmeti.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës