Ministri Aliti ishte folës në ‘Paris Cyber Summit’ dhe njëkohësisht u takua edhe me ambasadoren Jadranka Çaushevska Dimov

Paris, 12 maj 2022

Ekspertët digjitalë, liderët politikë dhe bartësit kryesorë të vendimeve publike, ishin pjesëmarrës të 'Paris Cyber Summit’, në të cilin u drejtua ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti.

Në fjalimin e tij, ministri Aliti, mes tjerash e theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet shteteve, në sferën e sigurisë kibernetike. Në këtë event prestigjioz, përfaqësuesit e lartë kishin mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe njohuri në aspekt të zhvillimit të një shoqërie digjitale, ndërsa u diskutua edhe mbi mënyrat se si të ndërtohet 'besimi' në sigurinë kibernetike.

Ministri Alitisot në Paris u takua edhe me ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Jadranka Çaushevska Dimov.

Në këtë takim të përzemërt dhe konstruktiv, u vu në pah rëndësia e punës së ambasadës në kontekst të kontributit të përgjithshëm të suksesshëm dhe të prezantimit të mirë të vendit tonë në Francë dhe në përgjithësi në vendet e BE-së.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës