Aleksandar Bajdevski u takua me përfaqësuesit e LSM-së
Shkup, 29.06.2022
Zëvendës ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Aleksandar Bajdevski sot ka pasur një takim me përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë ( LSM).
Në takim u diskutua në lidhje me kërkesat e Sindikatës për rritjen lineare të pagave në sektorin publik në lartësinë prej 2.806 denarësh.

Përfaqësuesit e Sindikatës, pas takimit, theksuan se është urgjente nevoja e rritjes së pagave për shkak të gjendjeve të rënda ekonomike dhe standardit jetësor të punonjësve administrativ.
Nga ana e zëvendës ministrit u përmend se MSHIA i kupton këto kërkesa, por do t`i shoh mundësitë që edhe në Qeveri këtë problem ta zgjidh njëherë e përgjithmonë në mënyrë sistemore.

Pagat në sektorin publik të rriten sipas një sistemi i cili i lidh pagën minimale, standardin jetësor e inflacionit.
Si përfundime nga takimi, palët u pajtuan që dialogu social të vazhdoj edhe më tutje me qëllim të tejkalimit të gjitha kontesteve midis Qeverisë dhe partnerëve social.