Ministri Aliti e vizitoi qendrën ASAN (“Azerbaijan Service and Assessment Network”)

Baku, 1 korrik 2022

Në mesin e aktiviteteve intensive gjatë kohës së qëndrimit në Baku, ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti e vizitoi edhe ASAN Mobile Service, ku prej se afërmi u njoh me mënyrën e punës dhe shërbimeve që i ofron kjo qendër.

 

Koncepti i ASAN Mobile Service, i ashtuquajtur “Investim i vogël me përfitime të mëdha”, ishte krijuar për të formuar një qasje drejt sigurimit të mirëqenies së qytetarëve, i cili njëkohësisht pasuron cilësinë e raporteve midis shtetit dhe qytetarëve.

 

Kjo qendër, ashtu siç tha ministri Aliti, është një shembull i mirë për të ndjekur, me qëllim që të jemi sa më afër qytetarëve, të ulen shpenzimet dhe të kursehet koha e tyre dhe njëherit të lehtësohet edhe jeta e tyre.