Puntori për vlerësimin e RAP 2018-2022 dhe rekomandime për Strategjinë e re dhe Planin Aksional 2023-2030

Ohër, 4 dhe 5 korrik 2022

MSHIA zhvillon puntorinë (seminarin) e dytë me temën “Evaluimi i reformës së administratës publike 2018-2022 dhe rekomandimet për Strategjinë e re dhe Planin Aksional”, me mbështetjen e ReSPA.

Punëtoria dyditore mbahet në Ohër, e udhëhequr nga Aleksandar Panovski, ekspert i angazhuar nga ReSpa dhe ka 29 pjesëmarrës: përfaqësues nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Sekretariati i Përgjithshëm, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, zyra e Zëvendës të kryetarit të Qeverisë përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Agjencia për Administratë, Sekretariati për Çështje Evropiane, Enti për statistikë, Agjencia për qasje të lirë në informacione me karakter publik, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, dhe nga Zyra e Kryetarit të Qeverisë.

 

Pjesëmarrësit kanë punë praktike, të ndarë në grupe pune për secilën nga katër fushat prioritare të strategjisë dhe punojnë për qëllimet dhe masat që rrjedhin prej saj në drejtim të përgatitjes së një strategjie të re më të suksesshme.

Nga kjo puntori do të përgatitet raport i evoluimit