Aliti- Baumgarten: Përkrahja e Francës në eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut është e mirëseardhur
Shkup, 22.07.2022
 
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA), Admirim Aliti, sot u takua me ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e tij Cyrille Baumgarten.
 
Rëndësia e bashkëpunimit, situata dhe sfidat aktuale si dhe marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy shteteve ishin temat në të cilën biseduan bashkëbiseduesit.
 
 
Aliti iu falënderua ambasadorit për vizitën e tij dhe e informoi për përpjekjet në zhvillimin e një administrate profesionale, e cila do të përmbushë standardet dhe vlerat evropiane si dhe projektet në digjitalizimin e administratës, për të ofruar shërbime sa më cilësore në mënyrë që të lehtësohet jeta e qytetarëve.
 
 
Njashtu, Aliti shprehu mirënjohje për mbështetjen e Francës në kontekst të proceseve dhe angazhimeve për integrim në Bashkimin Evropian.
 
Dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të takohen edhe në të ardhmen në mënyrë që të thellojmë bashkëpunimin.