Diskutim publik mbi Propozim-Ligjin e Regjistrit Qendror të Popullsisë

Shkup, 27 korrik 2022

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, sot morri pjesë në diskutimin publik mbi ndryshimet e Ligjit të Regjistit Qendror të Popullsisë.

Siç theksoi ministri, falë përpjekjeve të fuqishme për digjitalizimin e vendit, zhvillimin e shoqërisë informatike dhe rritjen e efikasitetit të administratës publike, zhvillimi i sistemit për Regjistrin Qendror të Popullsisës është një prej aktiviteteve kyçe të realizuara, të përfshira në Strategjinë e Reformave të Administratës Publike për vitin 2018 – 2022.

,,Me krijimin e Sistemit për Regjistrin Qendror të Popullsisës, qytetarët informohen rreth të dhënave të cilat i posedojnë institucionet, kush ka pasur qasje në to, si dhe në bazë të cilave dispozita ligjore, kështu që në këtë mënyrë e mbështesim digjitalizimin dhe njëkohësisht në mënyrë aktive kërkojmë respektimin e ligjeve të miratuara“, theksoi ministri Aliti.

Gjithashtu, ministri theksoi se ky diskutim publik paraqet një mundësi të mirë lidhur me shkëmbimin e ideve dhe propozimeve, shqyrtimin e mendimeve për ndryshimet eventuale, të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e këtij sistemi, dhe pikërisht për këtë debatet e tilla që janë frytdhënëse në ndërmarrjen e hapave progresive, do të jenë më të shpeshta.

Diskutimi i dytë publik, do të mbahet më datë 29.08.2022, në 'Klubin e deputetëve'. Organizatat civile, institucionet dhe kompanitë e interesuara mund të paraqesin pjesëmarrje në adresat e e-maileve: marija.golabovska@mioa.gov.mk dhe slavica.davkovska@mioa.gov.mk

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës